Të ftuar në studion e emisionit Opinion në Televizionin Klan, ishin disa nga studentët pjesmarrës në protestë, të cilët në diskutim e sipër me moderatorin Blendi Fefziu, me një përllogaritje të thjeshtë kanë treguar sesi një vit shkollor i kushton rreth 5 milionë lekë të vjetra.  

Një student i arkitekturës ka thënë se pikërisht nga ky universitet nisi dhe protesta, kur ata u njohën në sekretari me VKM nr.288 që thoshte se një student përveç taksës është i detyruar të paguaje edhe për kreditet e provimeve të prapambetura. 

“Tarifa ka qenë 17.500 lekë të vjetra për një kredit, ndërkohë që tarifa e shkollimit është 400 mijë lekë në vit bachelori dhe 2 milion leke masteri total”, tha ai. 

 

Ndërkohë që një tjetër studente është prononcuar duke përfaqësuar studentë që vijnë nga rrethet dhe tregon sesa e vështirë është për to të përballojnë vitin shkollor pasi shpenzimet duke përfshirë dhe jetesën në një qytet tjetër janë tepër të larta. Gjatë fjalës së saj ajo gjithashtu shton se shumë nga studentët detyrohen që të punojnë paralelisht dhe të studiojnë në këmbim të të ardhurave në mënyrë që të përballojnë tarifat e shkollimit, qeranë, transportin librat e shumë shpenzime të tjera.