Sot pas mbylljes së protestës së studentëve, në orën 17:00 Këshillat Studentorë zhvilluan mbledhjen e tyre të radhës nga ku u mor dhe vendimi se ditën e nesërme do të ketë bojkotim kombëtar të mësimit. 

Në Deklaratën e tyre Këshillat Studentorë sqaruan se marshimi për protestë me qëllim plotësimin e kërkesave që studentët kanë parashtuar pëgjatë këtyre 6 ditëve do të vazhhdojë edhe nesër por në ndryshim këaj proteste do t’i bashkohen edhe gjimanzistë duke bërë që ditën e nesërme mësimi të bojkotohet.   

 

Në deklaratën e plotë të Këshillave Studentorë thuhet: 

“Keshillat studentore pas mbledhjes ne oren 17:00 kane vendosur qe neser nga ora 8:00 e mengjesit deri ne oren 10:00 te kete bojkotim kombetar te mesimit dhe me pas marshim ne shenje proteste. Ne I bejme thirrje Kryeministrit te na plotesojë 8 pikat e dorzuara ne MASR.
I bejme thirrje te gjithe studenteve,nxenesve, petagogeve, mesueseve dhe qytetareve te na mbeshtesin ne kete kauze te drejte te femijeve tuaj, stdenteve shqiptar”.

Rikujtojmë se në axhendën e tyre të nesërme studentët kanë vendosur të mblidhen sërish para Ministrisë së Arsimit, por afati për plotësimin e kërkesave do të jetë deri në orën 16:00, pasi në të kundërtën ato do të detyrohen që të hyjnë në grevë urie