Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim e ftuar në emisionin “Real Story” nën drejtimin e gazetarit Sokol Balla është shprehur se nëse do të kishte qenë ajo në vend të kryeministrit zotit Edi Rama do të kishte mbledhur menjëherë qeverinë dhe parlamentin për të miratuar reformat e nevojshme që i japin zgjidhje protestës së studentëve.   

Për më tepër në deklaratën e saj ajo është shprehur se do kishte thirrur dhe opozitën në këtë mbledhje, si dhe shtoi se i mbështet studentët duke pohuar që shqipëria ka nevojë për protesta të tilla dhe se protesta e studentëve në këtë rast dhe kërkesat e tyre janë mjaft të qarta.