Ka nisur sot dita e pestë e studentëve, edhe sot si ditët e mëparshme studentët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, ndërkohë që i janë bashkuar studentë dhe nga Universitetet e tjera të Durrësit, Vlorës Gjirokastrës dhe Shkodrës gjithashtu. 

Studentët më ndihmën e një megafoni marrin fjalën dhe secili bën thirrje duke thënë se protesta e tyre nuk është aspak politike dhe se nuk do e ndalin protestën deri në momentin kur qeveria do të plotësojë kërkesat e tyre.  

Studentët gjithashtu i bëjn thirrje të gjithë familjarëve por jo vetëm, por edhe të gjithë popullit për t’ju bashkuar atyre për të drejtat që u takon.

Në turmën e studentëve vihen re dhe pankarta pafund, njëra prej tyre dallon pasi në të shkruan: “Arlind Qorri nuk na pëfaqëson, largohu nga protesta jonë”. 

Rikujtojmë që Arlind Qorri pedagog, është i njohur për aksionet e tij në Lëvizjen për Universitetin kundër reformës në arsimit të lartë dhe është pjesë e së ashtuquajturës Organizata Politike, e njohura për qëndrimet e saj markiste.