Nga Bulevardi përpara Kryeministrisë dhe ku po qëndrojnë studentët kanë deklaruar për mediat se mbi 200 vetë janë duke u “joshur” nga shefi i qeverisë i cili po mundohet t’i blejë studentët për t’u paraqitur ditën e nesërme në Parlament dhe të dialogojë me to.  

Në të njëjtën kohë studentët kanë deklaruar se do të demaskohen të gjithë ato të cilët pranojnë të blihen dhe mashtrohen nga Rama, dhe se ato persona nuk do të jenë më pjesë e grupit të tyre.   

“Edi Rama po blen studentë, rreth 200 studentë. U ka dhënë lekë për të realizuar gjoja një takim për dialog. Ata nuk janë pjesë e jona dhe ne do i demaskojmë. Nesër i ftojmë të gjithë të protestojnë”, thanë studentët.