Emisioni “Kjo javë” ka zhvilluar një bisedë me “Skype” me studentët e ngujuar  brenda Fakultetit Ekonomik.

Studentët shprehen se do të vazhdojnë ngujimin pavarësisht dhunës dhe presionit psikologjik brenda auditorëve të fakultetit.

“Një pjesë e tyre kanë pjesëtarët e familjes në administratën shtetërore. Një pjesë e tyre kanë marrë kërcënime për heqje nga puna. Ndërsa pjesa sesi e kalojmë natën nuk është se kemi kushte optimale. Ne vazhdojmë të qëndrojmë, pavarësisht dhunës dhe presionit nga ata policë që paguhen nga taksat tonë”, u shpreh një nga studentët.

Vazhdojmë në fakultetin tonë dhe do vazhdohet edhe në fakultetet e tjera. Policët duhet të jenë njerëz që të na mbrojnë neve jo të cënojnë të drejtat e individit. Ata janë njerëzit që duhet të zbatojnë ligjin dhe nuk duhet të cenojnë të drejtat tona. Përdorim çdo mënyrë tjetër për të jetuar, praktikisht edhe mund ta thuash jemi në grevë urie. Ngrohja nuk ka qenë asnjëherë edhe kur kemi patur mësim dhe jo më tani. Nuk ka qenë ngrohja, por ka patur momente kur kanë ikur dritat dhe bisedimet i kemi bërë  me qirinj.