Studentët u ndanë në 3 grupe ku qëndruan para Ministrisë së Arsimit, para Kryeministrisë dhe ne rrethrrotullimin e Zogut të Zi.

Numri më i madh i studentëve është para Kryeministrisë ku studentët thonë që do të qëndrojnë gjithë natën aty. Ato thonë se janë pajisur me batanije dhe ushqime.

Studentët thonë se nuk largohen nga Kryeministria deri në pritje të plotësimit të kërkesave të tyre.

“Nuk lëvizim nga Kryeministria. Do rrimë këtu. Po rrimë tek sheshi i fjalës së lirë, do presim Ramën. Ndaj erdhëm këtu. Pas emisionit presim që të vijë Rama. Nuk lëvizim prej këtu deri sa të marrim përgjigjen përfundimtare. Qytetarët u sensibilizuan me ne dhe siç e shikoni ne jemi pajisur me ushqime dhe batanije. Na kanë sjellë edhe ujë”, tha studenti. Ndërkohë para Kryeministrisisë ndodhen edhe forca policore, duke krijuar kështu një kordon.