Mes të ftuarëve në emisionin e mbrëmjes: “Opinion” në Tv Klan ishte dhe një student me aftësi të kufizuara. 

Ervini, një student në master tashmë rrëfen për moderatorin Blendi Fefziu dhe për të gjithë teleshikuesit se pavarësisht ligjit për personat e verbër se nuk duhet të paguajnë për arsimin, ai paguan tarifën e plotë prej 1.5 milion lekësh.      

“Jam Ervini, vij nga Tirana. I jam bashkuar protestës së studentëve pasi realisht jemi në gjendje shumë të vështirë. Personat me aftësi të kufizuar dhe të verbrit arsimimin po e vuajnë shumë. Jam në Master dhe problemi më i madh është që paguaj tarifën e plotë si gjithë të tjerët (1.5 milionë). Pas reformës që është bërë së fundmi ne duhet të paguajmë si gjithë të tjerët dhe jo sipas ligjit që arsimi publik për të verbrit dhe personat me aftësi të kufizuar duhet të ishte falas, kjo nuk u zbatua. Është shumë e vështirë të studioj sepse ne kemi probleme edhe me pjesën e literaturës, aksesueshmërinë në fakultet, janë probleme të lidhura që i vuajmë të gjithë kohës” – rrëfen studenti. 

Ndër të tjera Ervini shton se është akoma më e vështirë për të ta pëballojë tarifën e shkollës pasi nga familjarët i vetmi që punon është babai i tij.