Kanceri i prostatës është bërë një vrasës më i madh se kanceri i gjirit, për herë të parë sipas statistikave të zbuluara.

Më shumë se 11,800 burra në vit, ose një çdo 45 minuta, kanë vdekur nga kanceri i prostatës, krahasuar me rreth 11,400 gra që vdesin nga kanceri i gjirit.

Kjo do të thotë se kanceri i prostatës ka tejkaluar kancerin e gjirit, duke u klasifikuar si kanceri i tretë vrasës më i madh dhe vjen vetëm pas kancerit të mushkërive e zorrëve.

Përkundër kësaj, ajo merr më pak se gjysmën e financimeve që shkojnë për kërkimet mbi kancerin e gjirit, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se trajtimet për sëmundjen vdekjeprurëse po zvarriten të paktën një dekadë mbrapa.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook