Alkooli mund të shkaktojë kancerin duke i dëmtuar përherë qelizat e caktuara të ADN-së, sipas një studimi të ri.

Ndërlidhjet mes konsumimit të alkoolit dhe kancerit janë të dokumentuara mirë, sidoqoftë shkenca prapa kësaj ndërlidhje nuk ka qenë mirë e shpjegueshme deri tani.

Hulumtuesit kanë zbuluar se alkooli i dëmton disa qeliza të ADN-së në gjak dhe kjo shpie në formimin e tumorit.

Kur alkooli tretet në trup, ai prodhon një kimikal toksik të njohur si acetaldehidi.

Autorët e studimit i kanë kryer hulumtimet e tyre në disa minj, të cilëve u kishin dhënë metanol dhe vazhdimisht i kishin ekzaminuar efektet të cilat acetaldehidi i kishte pasur në strukturat e tyre qelizore.

Duke kryer analizë të kromozomeve dhe sekuencë të ADN-së, ata kishin qenë të aftë të zbulojnë një nivel të dëmtimeve gjenetike të cilat shkaktohen si rezultat i metanolit.

Figurat e fundit tregojnë se 21,000 raste të kancerit në Mbretërinë e Bashkuar mund të shmangen nëse nuk pinë alkool!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook