Prej ditësh, vendi ynë është shoqëruar me një mot me prani të madhe pluhuri në ajër.

Sinoptikanët kanë njoftuar se reja e dendur e smogut vjen nga Afrika, dhe do të shfaqet sërish gjatë ditëve në vijim.

Sipas “Meteoalb”, kjo situatë do të vazhdojë për të paktën deri edhe të shtunën.

Kjo re e dendur pluhuri konsiderohet nga ekspertët evropianë ambientalistë si tepër e dëmshme për shëndetin, pasi përmban materiale të rënda.

Madje në Greqi janë paralajmëruar qytetarët që këto ditë të mbajnë maska kur dalin jashtë, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur në vendin tonë.

“Vijon gjate ditës së sotme, prezenca e pluhurit dhe grimcave të rërës nga shkretëtirat Afrikane ne rajonin e Ballkanit. Ndërsa nesër përqendrimi i pluhurit afrikan lokalizohet ne ekstremin Jugor te vendit. Por serish e shtuna, megjithëse ne përqendrime më të ulëta, zgjeron shtrirjen e reve te pluhurit dhe grimcave te rërës ne Ballkan”, njofton “Meteoalb”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook