Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj me rastin e festës së “Sulltan Novruzit”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan në urimin e saj, bashkëngjitur fotos në Kryegjyshatën Botëtore të Bektashinjve, Spiropali uron për shqiptarët ditë të bardha e zemra të paqta.

“Zemra të paqta e ditë të bardha për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, në këtë ditë të shënuar të Sulltan Novruzit.”- shkruan Spiropali.