Raportohen tre të vdekur pas të shtënave me armë në një shkollë fillore në Kaliforni.

Të shtënat ndodhën në shkollën fillore Rancho Tehama, rreth orës 8 të mëngjesit, me orën lokale.

Mes të vdekurve është dhe autori i sulmit, i cili u qëllua nga policia, shkruajnë autoritetet.

“Autori i sulmit mësohet se ka qëlluar para shkollës por nuk verifikohet nëse ishin ata pika e objektivit apo njerëzit që ndodheshin pranë“, shkruan Fox News.

“Agresori është qëlluar me plumba nga policia, mendohet të paktën për 3 të vdekur,” tha shefi i policisë së qarkut Tehama, Phil Johnson.

“Në momentin kur ndodhi ngjarja kishte fëmijë që ishin në mësim. Tani janë rreth 100 forca policie që kanë rrethuar zonën,” u shpreh shefi i policisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook