Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së ka reaguar pak pas sulmit me bojë të deputetit Ralf Gjoni. Në një prenoncim për mediat, Kryemadhi në lidhje me rastin fajëson kryeministrit Edi Rama.

Sipas saj, e gjithë ngjarja është një shoë për të larguar vëmendjen nga situata politike.

“Nuk kam dijeni për një gjë të tillë. Regjizori Edi Rama, për të larguar vëmendjen nga çdo gjë, do t’i bëjë edhe kloun deputetet e rinj me idenë që është sulmuar. Më vjen shumë keq për rastin. Legjitimiteti i atij parlementi nuk është më. Megjithatë, problemi nuk qëndron vetëm këtu, por kjo shitblerje e votës ka varfëruar shqiptarët. Çdo njeri ka hall ose është i papunë ose nuk ka mundësi të paguajë faturat ose i kanë ikur fëmijët nga protesta.”-u shpreh Kryemadhi.