Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku si pasojë e një sulmi me thikë në një pikë lojërash fati, kanë mbetur të plagosur 2 vëllezër shqiptarë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në mesnatën e së premtes, rreth orës 23:40, ku  2 vëllezër shqiptarë kanë viktima të një sulmi me thikë.

Mediat italiane raportojnë se shtetasit shqiptarë, njëkohësisht dhe vëllezër, janë të moshave 21 dhe 24 vjeç, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende me dije.

Më i madhi prej dy vëllezërve, është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Pistoias, ku i është nënshtruar me urgjencë një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa shqiptari tjetër, është transportuar në spitalin e Pescias, ku i është nënshtruar edhe ai një ndërhyrje kirurgjike. Të dy shqiptarët ndodhen fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja:

Dy vëllezërit shqiptarë, së bashku me një tjetër bashkëatdhetar ishin duke luajtur në një sallë lojërash fati elektronike, ku për arsye që mbeten ende për tu zbardhur, nisën të replikonin përmes telefonit me një tjetër person që nuk ishte prezent aty.

Megjithatë, ky i fundit shkon pranë vendit ku ishin 3 shqiptarët. Vëllai më i madh del nga pika e lojërave të fatit dhe shkon për tu sqaruar me personin që më herët debatonte në celular.

Ky i fundit e godet me thikë në bark dhe kofshë. Më pas, agresori godet me thikë edhe 21-vjeçarin, i cili shkoi në vendngjarje për ti ardhur në ndihmë vëllait më të madh. Autori i plagosjes së dyfishtë më pas u largua edhe është ende në kërkim.

LEXO EDHE:  EKSKLUZIVE/ Po ndodh tani, foto nga dasma Sara Hoxhës dhe Ledion Liços. Shihni si janë veshur

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook