Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e djeshme në kryeqytet. Makina e ish-ministrit të Shëndetësisë është goditur me gurë nga një person.

Sulmi ndaj makinës së ish-ministrit Beqaj ka ndodhurpranë zonës së “Pallatit me Shigjeta”.

Deputeti socialist shoqërohej nga persona të tjerë, të cilët ishin pranë dy makinave të tyre, një “Volkswagen Touareg” dhe një “Mercedes” me targa diplomatike, kur një i panjohur ka nisur të bërtasë “kriminel, hajdut” dhe fjalë të tjera fyese.

Ky person ka rrëmbyer një vazo ndanë rrugës dhe ka qëlluar në fillim “Mercedesin” me targa diplomatike, ka vazhduar ta godasë makinën me shkelma dhe më pas ka rrëmbyer një copë të madhe betoni dhe e ka plasur në xhamin e përparmë të makinës së Ilir Beqajt.

Mësohet se incidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 të pasdites.