Një futbollist shqiptar në Itali, ka mbetur i plagosur gjatë një sulmi me thikë mbrëmjen e djeshme.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për futbollistin shqiptar Aldi Shpijati, i cili ka mbetur i plagosur rëndë pasi u qëllua me thikë nga dy persona.

Sherri ka ndodhur në parking, ku dy persona kanë qëlluar me thikë në gjoks futbollistin 21-vjeçar.

Bëhet me dije se Shpijati është dërguar menjëherë në spital, ku edhe ka kryer dy operacione, mirëpo ende ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia fqinje, po heton për shkaqet e këtij sulmi ndaj sulmuesit të ekipit Arçetanas.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook