Një shqiptar është vënë në prangat e policisë greke, pasi dyshohet si i përfshirë në sulmin ndaj ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos.

Ngjarja për të cilën akuzohet 23-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka ndodhur në shtator të vitit 2013, në lagjen “Keratsini”, të Athinës.

Shqiptari i arrestuar këtë të martë, dyshohet se bën pjesë në grupin e personave që sulmuan eskortën e ministrit Kamenos, ku gjatë incidentit mbeti i vrarë këngëtari grek Pavlos Fyssas.

Ndërkohë ministri pësoi lëndime të lehta, teksa makinat e eskortës u dëmtuan.

Mësohet këngëtari 34-vjeçar njihej si antifashist dhe antiracist, i cili u sulmua me thikë nga një grup personash të “Agimit të Artë”, ku mes tere bënte pjesë edhe shqiptari.