Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar gjatë ditës së sotme një denoncim të një qytetari nga Kosova, i cili pretendon se e kanë sulmuar teksa udhëtonte natën me kamion.

Sipas denoncuesit, ai i ka treguar sulmin policëve por gjithçka ka rënë në vesh të shurdhër. Berisha thotë se bandat bëjnë ligjin në “Rrugën e Kombit”, ndërsa policia e ndihmon me sehir.

Statuti i Sali Berishës:

Bandat bëjnë ligjin në Rrugën e Kombit!

Policia e ndihmon me sehir!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Përshëndetje, shokë, miq e jarana, parmbrëmë me mjetin tim transportues isha duke u kthyer nga Durrësi drejt për në Kosovë, dhe papritmas një grup prej 3-4 personave me sulmuan me gurë, por për fat te mire nuk pësova fizikisht unë por vetëm dëme materiale, rasti më ka ndodhur në Milot sipër urës, nja dy kilometra vazhdova dhe takova një postbllok policor i tregova ngjarjen që më kishte ndodhur po hasa në vesh të shurdhër, andaj bashkëqytetar ju lutem nëse mundeni ju lutem që t’i shmangeni udhëtimet gjatë natës.”
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook