Në emisionin e tij “Ju flet Moska” në Ora News, gazetari dhe teoricieni i konspiracionit, Kastriot Myftaraj, ka folur për një temat më të nxehta që debatohet gjerësisht në të gjithë botën, në lidhje me disa pretendime të forta që thonë se bota sundohet nga hebrenjtë.

Sipas Myftarajt, ekzistojnë mjaft fakte të pakontestueshme të një komploti botëror që dëshmojnë se bota sundohet nga komuniteti hebre.

Në analizën e tij, gazetari investigativ bazohet në dy libra mjaft të lexuar të konsipiracionit, “Komploti botëror” dhe “Sekretet e sundimit të botës”.

Nga Kastriot Myftaraj
Edhe në Shqipëri ashtu si në shumë  vende  të tjera të botës qarkullon ideja e sundimit të botës nga hebrejtë. Në Shqipëri vitet e fundit kjo ide është ushqyer shumë, vecanërisht nga dy libra. Është një libër “Komploti botëror” shumë i lexuar në Shqipëri, i botuar së pari në tetor, i një autori bullgar të emigruar në Amerikë Nikolai Nikolov, është edhe libri “Sekretet e sundimit të botës” që në fakt njihen si protokollet e të urtëve.

Nëse ka ndonjë tezë që meriton të vihet në dyshim dhe të provohet është teza për sundimin e botës, pavarësisht se përkë bëhet fjalë, për hebrejtë apo për këdo. Sundimi botës është një gjë shumë e jashtëzakonshme dhe duhet të vihet në provë.

Po të marrin historinë e hebrejve të pranuar dhe në gjithë librat kundër tyre. Lind një pyetje kur ka nisur sundimi i botës nga hebrejtë?

Në shek. XIV para krishtit, 3500 vjet më parë hebrejtë ishin skllever në Egjipt. Pra nuk besohet se e sundonin botën. Në Izraelin e sotmë krijuan disa mbretëri që u përcanë 500 vjet më vonë, u nda mbretëria e tyre në Izrael dhe Judea. Në shek. VIII para erës sonë  ra në skllavërinë asiriane. Në shek VI para erës sonë u deportuan në Babiloni. Në vitin 539 mbreti Kiri lejoi të ktheheshin në vendin e tyre. Në shek. I pas erës sonë erdhën luftrat me romakët të cilët zhdukën mbretërinë e Judesë dhe hebrejtë i morën skllever dhe i larguan nga vendi.

LEXO EDHE:  Serbia bën një surprizë, tërheq gjithë stafin e saj diplomatik nga Shkupi

Për 2 mijë vjet hebrejtë zhduket nga historia. Por së paku për 1800 vjet që nga kjo kohë hebrejtë jetojnë në geto, pra në lagje të izoluara me status qytetar i dorës së dytë dhe të tretë dhe nuk i lejoheshin shumë prfesione.

Në këtë kohë lind miti i hebreut bankier. Në të vërtetë kristianët e kishin të ndaluar të merreshin me shit-blerjen e parasë që është edhe baza e sistemit bankar.

Mbretërit dhe princat kishin nevojë për para, nuk donin të merrnin hua vet. Atëherë çfarë bënin?! Përdornin hebrejtë të cilët ishin të keq trajtuar dhe skishin shanc.

Disa hebrej në këto 18 shekuj derisa vjen sistemi bankar modern, shumica e tyre që janë quajtur bankierë hebrej kanë qenë humarrës në shërbim të mbretërve dhe princave. Pra sic kemi parë ne në Shqipëri Suden, Xhaferin etj që shërbenin për politikanët.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook