Kushdo qoftë koha e vitit, kungulli është një perime krejt e mrekullueshme dhe për më tepër është baza e një supe krejt shijeplotë me të cilën mund të krenoheni në kuzhinë.

Një recetë e famshme për supën e kungullit

Përbërësit:

  • 2 kunguj mesatarë
  • 2 qepë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 gota me lëng pule
  • 1 gotë ujë
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë çaji kanellë
  • një lugë çaji xhinxher të grirë ose pluhur

Përgatitja: 

1. Ngrohni furrën në temperaturën 200 gradë.

2. Merrni dy kunguj të verdhë të madhësisë mesatare dhe ndajini në dysh.

3. Hiqjani farat dhe vendosini në furrë nga ana e lëkurës mbi një letër kuzhine.

4. Lërini të piqen për 35-40 minuta ose derisa tuli i kungullit të zbutet.

5. Nxirrini nga furra dhe me një lugë gërryeni dhe mblidheni të gjithë tulin e kungujve.

6. Tulin kalojeni në mikser që t’i jepni formën e puresë.

7. Në një enë metalike hidhni vajin e ullirit dhe qepët e grira mira dhe kavërdisini për 5-10 minuta.

8. Më pas në të njëjtën enë, bëni bashkë tulin e kungujve dhe shtoni lëngun e pulës, ujin, një lugë gjelle mjaltë, si edhe erëzat.

9. Lërini të ziejnë duke i trazuar nga pak në zjarr të avashtë për 30 minuta.

10. Lëreni të ftohet paksa dhe servireni bashkë me fara të pjekura kungulli dhe pak piper të kuq.

LEXO EDHE:  Del rezultati i hulumtimit shkencor: 2 vezë në ditë “çmendin” organizmin

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook