Një restorant kinez në provincën Shijiazhuang, Hebei, është bërë i famshëm pasi ka vendosur në menu një supë me mish viçi e cila është cilësuar si më e shtrenjta në botë. Një supë për 1,600 euro.

Supa e quajtur “Haozhonghao” ka tërhequr shumë vëmendje në rrjetet sociale po edhe në median kineze dhe fotot e menusë ku dukej çmimi filluan të qarkullonin gjerësisht në media. Duke ditur se supa me mish viçi me çmimin më të lartë deri në këto çaste ishte 250 euro, është mëse e natyrshme që ky çmim të habisë.

Në fillim, shumica e njerëzve që kanë parë foton e menusë dhe çmimin e 13,800 juan menduan se ishte një shaka, por Sin Chew Daily dhe media të tjera të cilët e kanë vizituar restorantin konfirmoi se çmimi ishte i vërtetë.

E habitshme është se kjo supë me mish viçi kushton edhe shumë më tepër se vetë gjedhi.

Gazetarët lokalë vizituan restorantin dhe kërkuan menaxherin, Yan, për ta pyetur se përse kjo supë ishte kaq e shtrenjtë dhe ai u përgjigj seu përgatit duke përdorur 12 përbërës shumë të shtrenjtë (katër nga “qielli”, katër nga “toka” dhe katër nga “deti”), por nuk pranoi të japë detaje të mëtejshme.

Ai tha gjithashtu se duhen 12 kuzhinier për të përgatitur supën dhe se rezervimi i përbërësve duhet të bëhet një muaj më parë, në mënyrë që të mund të merren të gjithë përbërësit e nevojshëm.