Ka marrë një kthesë të papritur “telenovela” e gjatë e merkatos së verës që ka si protagonist Neymar. Ndryshe nga të gjitha parashikimet, sulmuesi brazilian mund të qëndrojë të Paris SG. Rruga e rikthimit të tij te Barcelona është bëë një “malore” e vërtetë, pasi klubi katalunjas vendosi të huazojë Coutinho te Bayern Munich.

Një lëvizje që nuk është pritur aspak mirë nga klubi parizien, që për të lënë të lirë Neymar kërkonte përveç 100 milion euro edhe kartonin e brazilianit tjetër. Për këtë arsye, sipas mediave franceze rriten shumë kuotat që “O’Ney” të vazhdojë karrierën me kampionët e Ligue 1. Gjithsesi, nuk duhen përjashtuar suprizat, pasi Real Madrid mund të përfitojë nga kjo situatë dhe të ulet sërish në tavolinën e bisedimeve me Paris SG.