DuaLajm.Com
Flash
Ballina Etiketimet Luana Vjollca

Etiketim: Luana Vjollca

Luana Vjollca është një moderatore televizive, kërcimtare, modele dhe këngëtare shqiptare. U lind në 2 shtator 1991, në Shqipëri, Tiranë. Fillimisht doli si velinë e programit investigativ “Fiks Fare“ në vitin 2007. Më pas si moderatore në disa emisione si “Summer Fest”, “Top Fest” , “E Diell”. Në sezonin televiziv 2016-2017, Luana pati emisionin e saj Prime Time, në Top Channel, “Pa limit”. Fëmijërinë e kaloi në Tiranë, aty ku ende jeton. Publiku e mban mend fillimisht si velinë, më pas moderatore dhe vitet e fundit edhe si këngëtare, por radha nuk është e tillë. Luana e nisi fillimisht me muzikën. Është ngjitur në skenë në Festivalin e Fëmijëve bashkë me Marinën, motrën e saj. Luana ka studiuar kanto për dy vite, kur ishte 9 vjeçe dhe më pas 1 vit studioi kitarë dhe 1 vit violinë. Për studime të larta zgjodhi ekonominë. Në vitin 2014 përfundoi studimet Master në Ekonomi.

Programi i humorit “Pa Limit”, nën moderimin e Luanës derivoi nga rubrika e programit të së dielës, “E Diell” dhe u transmetua si emision më vete. Edhe në “E Diell” rubrika moderohej nga ajo. Në të njëjtin program moderatorja ka pasur rubrika të ndryshme si “Të Çmendur Pas” dhe “Dueli i Heshtur” të realizuar gjatë sezoneve 2015-2016.

Në programe si “Top Fest” dhe “Summer Fest” ka qenë e shoqëruar në bashkëprezantim nga e motra, Marina. Në kompeticionin muzikor “Top Fest”, ka prezantuar nga viti 2010 në 2014-ën, kurse në “Summer Fest” nga viti 2012 në vitin 2015, pra për 4 sezone radhazi.

Për 6 vite Luana prezantoi motin, çdo mbrëmje pas edicionit qendror të lajmeve në “Top Channel”, nga 2009-ta deri në 2015-ën.

Në 2017, Luana Vjollca prezantoi “Pa Limit”, transmetuar Prime-Time ne Top Channel.

Luana ka qenë për 2 vite imazh i ‘DigitAlb’ dhe i disa kompanive të tjera, por për kontrata afatshkurtra.