Prokuroria e Krimeve të rënda ka thirrur ditën e sotme shoferin e Saimir Tahirit për të dëshmuar në lidhje me hetimet që po zhvillohen për ish-ministrin e Brendshëm.

Kjo është hera e dytë që Gentian Caka thirret në Prokurori për tu pyetur.

Më herët ai është paraqitur në Prokurori në nëntorin e vitit të kaluar ku ka shpjeguar se përse dy patentat për mjete lundrimit të Tahirit dhe bashkëshortes së tij u gjetën në automjetin e biznesmenit 25 vjeçar, ku u gjet edhe një sasi e konsiderueshme prej afro 863 mijë eurosh.

Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke hetuar dosjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili akuzohet për përfshirje në trafik droge dhe mbështetje të organizatorëve për trafik droge.

Pak ditë më para Tahiri dorëzoi edhe mandatin e deputetit, duke thëne se është i lirë dhe mund të hetohet si një qytetar i thjeshtë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook