Kryeministri  Rama ka kërkuar edhe njëherë publikisht, se ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, t’i kërkohet falje për të gjitha akuzat për përfshirje në trafik droge me grupin kriminal ‘Habilaj’.

 “Nëse Tahiri do të rikthehet në PS, nëse autoritetet italiane e shpallin të pafajshëm”?  Rama tha se “Tahiri nuk është pjesë e familjes tonë politike”.

“Kam vetëm një përgjigje për ju; kërkojini falje për ça i bëtë, pasi jua dhanë juve faktet ata dy të zullumit, që mbushët dynjanë me lajme. Kërkojini falje pastaj shohim të tjerat. Kërkojini falje pasi Antimafia Italiane dhe prokuroria e Katanias i shkoi në fund atij hetimi dhe iu nxirri fillin atyre muhabeteve se ato përgjigje ishin kazan. E tha Prokuroria Katanias dhe jo unë. Për atë kazan ju kërkuat llogari që pse nuk i hoqëm imunitetin. Deri në fund drejtësia s’ka thënë fjalën e fundit. Tahiri nuk është pjesë e familjes tonë politike”, pohoi kryeministri.