Pas vendimit të gjykatës për tu tërhequr që të marrë  vendimin për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ky i fundit ka dalë në një deklaratë për mediat ku është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve.

“Zgjati se kam përshtypjen se të gjithë kishin gjëra për të thënë lidhur me atë që parashtruan prokurorët. Më vjen keq vetëm për ju që u detyruat të prisnit. Tani shkoi në gjykim, dhe ky është një shans për mua për të treguar atë që kam  thënë gjithmonë. Nuk dua të merrem me llojin e seancës dhe llojin e akuzës, dhje nuk dua ta bëj tani në respekt edhe të asaj që kam kuntribuar edhe unë deri tani. Shpresoj që gjykimi mos të jetë një histori zvarritje pa fund, dhe besoj se nuk ka nevojë për një zgjatje pa fund. Unë vazhdoj dhe do vazhdoj të argumentoj se unë nuk ka as pikën e lidhjes me këtë çështje. Drejtësia prandaj është e bukur  pavarësiusht se në shumë raste bën padrejtësi, por kur bën drejtësi them se ia vlen. Unë kam pak zor të flas për veten kur ndodhem në këto pozita, por di tju them që kur kur kjo ndodh me mua merreni me mend se çfarë mund të ndodh me njerëzit e zakonshëm. Realisht më vjen keq për njerëzit që vuajnë për këtë sistem drejtësie dhe nuk kanë mundësi të flasin para jush. Unë i kërkova Prokurorisë të ngrejë një akuzë të saktë dhe të qartë. Ka detyrimin të më tregonte në seancë se cilin ligj kam shkelur unë. Pas disa herësh që jam interesuar unë, prokuroria nuk u përgjigj. Nga sot e tutje, sepse deri më tani keni folur ju, ky nuk mund të jetë më një process i mbyllur ku provaty trafikohen. Di t’ju them që ky proces është i ka kapërcyer kufijtë e një maskarade, por unë jam mësuar tashmë dhe them se do t’ia dal. Jemi në kohën e duhur të procesit, ju do ti dëgjoni të gjitha. Kur jeni në gjendje të merrni shumë gjëra nga prokurorët shumë më kollaj do ta keni ta merrni nga unë diçka”, deklaroi Tahiri.