RAMA META NE KONFERENCE - Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, pas nje konference te perbashket shtypi, ku kane komentuar ne lidhje me zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nRAMA AND META IN CONFERENCE - Prime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a press conference, where have commented for local elections on 21 June.

Një takim i papritur dhe i paprogramuar ka ndodhur mesditen e sotme në presidencë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës.

Takimi është bërë në zyrën e kreut të shtetit në Presidencë dhe ka ndodhur rreth orës 19:00, dhe ka zgjatur rreth 30 minuta.

Tema të diskutimit mësohet se ka qenë negociatat me Greqinë dhe çështjen e Teatrit Kombëtar.

Nga ana e zyrave të shtypi nuk ka pasur një njoftim për takimin dhe temat e bisedës, por vjen pak orë pasi Presidenti Meta kërkoi nga qeveria dhe bashkia e Tiranës një dialog me artistët për çështjen e teatrit Kombëtar.

Ilir Meta u shpreh se po ndjek me vëmendje të veçantë dhe në vijimësi shqetësimin e komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar, të kthyer tashmë në një debat publik.

“Presidenti i Republikës organizoi edhe një takim me një përfaqësi të artistëve kohë më parë dhe ka dëgjuar shqetësimet e sugjerimet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështjeje të ndjeshme.

Presidenti i Republikës, bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare”, njoftoi pak orë më parë zyra e shtypit e Presidencës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  VIDEO/ Rama kap sërish "mat" Bashën, zbulon "gafën" e kryedemokratit