Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se shpreson të bindë liderët botërorë të tërhiqen nga luftërat tregtare dhe të shërojnë përcarjet në rritje gjatë samitin të G7 në Biarritz, edhe pse sipas treguesve, misioni do të jetë i vështirë.

Liderët e shtatë vendeve më të industrializuara janë mbledhur në rivieren franceze mes krizave globale, përçarjeve të thella brenda grupit dhe sjelljes gjithnjë e më të pakuptueshme të presidentit amerikan Trump.

Presidenti Makron i cili është mikpritësi i samitit të këtij viti deklaroi se do te dëshironte që krerët e vendeve të G7-ës të fokusohen tek çështje të tilla si demokracia, barazia gjinore, arsimi dhe mjedisi.

Mediat e shfaqen shefin e Elizese duke darkuar me presidentin amerikan Donald Trump. Edhe pse shefi i Shtëpise së bardhë deklaroi se ka nje miqësi të vjetër me presidentin Francez, këshilltaret e presidentit amerikan e akuzuan Makron se po injoronte thirrjet e administratës Trump për të përqëndruar samitin, tek ceshtjet e sigurisë kombëtare dhe tek problemet e ngadalësimit ekonomik.

Ndërkohë në rruget e Biarritz të Francës, mijera protestues lëshuan thirrje kuder liderëve botërorë të cilët i akuzuan se nuk po bënin sa duhet kundër ndryshimeve klimaterike dhe se ata po kontribuonin në thëllimin e pabarazisë mes njerëzve. Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndare protestuesit të cilët sfiduan urdhrin e autoriteteve për të mos demonstruar.