Ditën e sotme kryeministri shqiptar u takua me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, ku nga Tirana uruan shqiptarët kudo që janë. 

Në një foto të postuar në Instagramin e tij Edi Rama shkroi: 

“Qoftë Viti i Shqipërisë, Kosovës dhe krejt shqiptarisë”!   

Ndërkohë ky takim si duket i dha material mediave Serbe për t’i kushtuar një hapësirë takimit të dy liderëve shqiptarë. 

Media Serbe “Spuntik” teksa ka cituar shkrimin e shpërndarë në instagram nga shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama, mes të tjerash ka shkruar se ky takim është i pari për këtë vit, ndërsa një veprim i tillë sipas saj, vjen fill pas nënshkrimit të marrëveshjes së kreut të ekzekutivit të Kosovës, Ramush Haradinaj me Edi Ramën që s’do të këtë më barriera doganore mes të dyja vendeve.