Eksperti i ekonomisë, Panajot Pano ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ekopolitikë” në Ora News.

Pano ka folur rreth vendosjes së taksës për biznesin, ku tha se më e kushtueshme do të jetë mbledhja e TVSH-së, sesa vetë të ardhurat.

“Termi biznes është i gjerë, por në fakt këto janë sipërmarrje të vogla, të cilat vijnë nga iniciativa e lirë, e cila ka ardhur për shkak se tregu i punës në Shqipëri ka dificenca të theksuara. Çdo nismë kundër këtyre iniciativave është diçka e keqe. Rendimi më tej i situatës fiskale për këto biznese është një vendim i gabuar duke parë që struktura e ekonomisë është orientuar drejt vetpunësimit. E dyta, nuk e di si e kanë menduar politikbërësit e qeverisë. Ka më shumë kosto të mbledhësh këto lekë se sa vet leku që do mblidhet”, tha Pano.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook