Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me çështjen e taksave për biznesin.

Në një postim në “Facebook”, Rama duke iu përgjigjur të gjithë kritikëve si dhe opozitës ka theksuar se 91% e biznesit sot në vend paguan nga 0 deri në 5% taksë.

Sipas Ramës, taksat e biznesit në Shqipëri janë ndër më të ulëtat në rajon.

Reagimi i plotë
Taksa, taksa, taksa?!

Ku janë taksat e rritura, në këtë vend ku me uljen trefish të taksës për biznesin deri në 140 mijë USD në vit, praktikisht 91% e biznesit në Shqipëri paguan sot, nga 0 deri në 5%?!
Askund në rajon s’është kaq ulët dhe deri pesë vjet më parë paguanin të gjithë 10%!

Apo janë rritur taksat e punës, në këtë vend ku taksa mbi të ardhurat personale nga puna është vetëm 5.5% mesatare?! Askund në rajon s’është kaq ulët, ndërkohë që deri para 5 vjetësh ishte për të gjithë 10%!

Ja edhe një shembull tjetër, nga plot 11 mijë shembuj që sot janë lehtësuar trefish nga taksat👍

Taksa, taksa, taksa?!

Taksa, taksa, taksa?! Ku janë taksat e rritura, në këtë vend ku me uljen trefish të taksës për biznesin deri në 140 mijë USD në vit, praktikisht 91% e biznesit në Shqipëri paguan sot, nga 0 deri në 5%?! Askund në rajon s'është kaq ulët dhe deri pesë vjet më parë paguanin të gjithë 10%! Apo janë rritur taksat e punës, në këtë vend ku taksa mbi të ardhurat personale nga puna është vetëm 5.5% mesatare?! Askund në rajon s'është kaq ulët, ndërkohë që deri para 5 vjetësh ishte për të gjithë 10%! Ja edhe një shembull tjetër, nga plot 11 mijë shembuj që sot janë lehtësuar trefish nga taksat👍

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 9. Januar 2019