Armando Broja nuk po ndalet më! Sulmuesi i Kombëtares U-21 vijon të shkëlqejë në radhët e Çelsit, teksa ka gjetur rrugën e golit dhe në UEFA Youth League, ose Champions League e moshave deri në 21-vjeç të skuadrave të mëdha që militojnë në fazën me grupe të veprimtarisë kryesore.

Çelsi luante në shtëpi përballë moshatarëve të Valencias, ndërsa Broja ka arritur të shënojë në minutën e 61-të, duke e çuar rezultatin përkohësisht në 3-2, pasi Valencia ka barazuar në fund të takimit. Broja ka luajtur për 91 minuta, duke u zëvendsuar në kohën shtesë nga trajneri i tij. Përveç Valencias, Çelsi do të ndeshet edhe me Lilën dhe Ajaksin.