Një shofer nuk i është bindur urdhrit të policisë , e cila i ka bërë me shenjë të ndalet pas dyshimeve për targat e makinës.

Ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Myslym Keta”, ku një mjet tip “BMW” me targa të cilat nuk i përkasin këtij mjeti, nuk i ka ndaluar patrullës së policisë.

Shoferi për t’i shpëtuar prangave është larguar me shpejtësi, por ka goditur murin rrethues të banesës së shtetasit S.T., 50 vjeç, banues në Babrru.

Megjithatë edhe pas aksidentit ai ka arritur t’i shpëtojë policisë, e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook