Taulant Balla, nënkryetari i Partisë Socialiste ka publikuar një video në rrjetet sociale ku sipas tij shfaqet momenti kur, ish-deputetja e PD Albana Vokshi u jep para protestuesve që njollosën me bojë Ministrinë.

“Lulezim! Paske paguar përsëri para sot? Jo vetëm për t’i sjellë në protestëzën tënde, jo vetëm për të sponsorizuar dhunën, por edhe për të hedhur bojën tënde të zezë kundër shtetit dhe imazhit të shqiptarëve.

Tregoju tani atyre rrugë-humburve që ende të vijnë nga mbrapa: ato para që nxorri nga çanta Albana Vokshi, a vijnë edhe këto nga Sheremetyevi???”, shkruan Balla.