Menjëherë pas plot 5 orësh protestë protestë kreu i opozitës njoftoi se ajo do të ri-zhvillohet më ditën e enjte, më 21 Skurt.

Pas përrmbylljes së protestës ka ardhur dhe reagimi i parë nga radhët e qeverisë aktuale në pushtet.

Ka qenë pikërisht kreu i grupit paralamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla, ai i cili ka reaguar ku përmes një statusi në facebook ai ka sulmuar ashpër drejtuesit e opozitës duke i bërë thirrje demokratëve sipas tij duhet të ndahen nga e keqja e madhe BASHA-Berisha.

Balla përmes një video të postuar, edhe njëherë tregon se në protestën e sotme ndodhi e kundërta, pas lajmërimit për protestë paqësore nga opozita.

“28 vite Sali Berisha po ai! Kur është në pushtet vret protestuesit, kur është në opozitë sulmon institucionet dhe nxit dhunën.

Vëllezër demokratë të ndershëm është koha të ndaheni nga kjo e keqe e madhe. Lulezim Basha është marionetë, është i pa-aftë, zbaton verbërisht urdhërat e Sali Berishës”, shkroi Taulant Balla në facebook.