Ish-zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka, i ka kërkuar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha të nxjerrë diplomën.

Përmes një statusi në “Facebook”, Muka hedh dyshime lidhur me diplomën e kryeopozitarit dhe punësimet e tij si avokat në organizatat botërore, në kohën kur jetonte në Holandë.

Muka shkon më tej duke akuzuar Bashën se e ka blerë diplomën e Bachelor-it.

Statusi i plotë
#nxirrdiplomen
Z. Basha duhet ti qartesoje gjithe Shqiptaret per CV-ne e tij. Kur nuk keni patur diplome z.Basha, si eshte e mundur te keni punuar si avokat per organizatat boterore? Jane mashtrime dhe punesimet tuaja ne keto organizata? Po kur kandiduat deputet ne 2005, pse e shisnit veten si nje te diplomuar ne Holande kur ju nuk kishit ende nje diplome? Po diplomen Bachelor, e keni blere- ne Tirane apo Turqi? Nese jo, ku keni studiuar dhe pse e fshihni kete pjese te jetes suaj? Shqiptaret kerkojne pergjigje dhe te vertetat e jetes suaj- sot Shqiperia jeton nje realitet Arsimor, Ekonomik dhe Social kriminal fale edhe nje opozite paterice te KM aktual.