Ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj ministres së Arsimit, ish-zëvendësi i kësaj Ministrie Taulant Muka, i cili referuar intervistës së ministres Besa Shahini me gazetarin Lutfi Dervishi e ka akuzuar se sipas tij ajo është një ministre e cila nuk di të japë një argument por vetëm reciton “Paktin për Universitetin”.

Muka thotë se Shahini nuk po bën asgjë për të përmirësuar situatën me arsimin, por përkundrazi me politikat që po ndjek Ministria do e shkaterrojë dhe me shume arsimin e larte!

Postimi i plotë i Taulant Mukës

Degjova me kureshtje Ministren e re te Arsimit perballe Lutfi Dervishi! Nje ministre pa identitet, pa mendim te sajen! Nje ministre qe vetem reciton “paktin e universitetit”, por qe nuk di te jape nje argument! Znj Ministre ju nuk keni guxim te thoni:

-I shkarkuam anetaret e bordeve te administrimit sepse jane te korruptuar!
-Ata politikane qe kapen me plagjiature duhet te japin doreheqje siç behet kudo ne boten e zhvilluar perendimore!

Çfare modeli jeni ju per rinine Shqiptare, modeli qe mohon çdo pergjegjesi dhe qe nuk denon “hajdutet intelektual”?! Nje model i ngjashem si shefja juaj Nikolla & qe u ngrit gjithe rinia ne kembe kunder? Po si mund te gjenerojne universitetet Shqiptare para dhe te bejne kerkim shkencor me ato kapacitete “akademike” qe kane, dhe me bizneset shqiptare qe nuk e dine se çeshte inovacioni?!

LEXO EDHE:  "Mirëmëngjes me plagjiaturën e rradhës", Taulant Muka publikon punimin e një tjetër ish-ministri

Gjendja ne arsimin e larte ne Shqiperi eshte e mjerueshme, dhe ju znj Ministre nuk po ofroni zgjidhje! Perkundrazi, kush e njeh dhe e do arsimin e larte e kupton qe politika qe po ndiqni do e shkaterroj dhe me shume arsimin e larte! Ne jemi shekull larg nga nivelet akademike perendimore, dhe sa me shume kohe humbasim me reformat jo te duhura ne arsimin e larte, aq me shume e thellojme kete distance dhe shkaterrojme te ardhmen e te rinjve dhe Shqiperise!