Ngjala është një peshk i veçantë dhe shumë i shijshëm. Recetën tavë ngjala kemi menduar ta përgatitim në furrë me disa perime të stinës. Receta është e thjeshtë dhe ideale për drekat mes miqsh. Përbërësit për Tavë ngjala në furre me perime

1 kg ngjala
1 kokërr qepë
2 karota
2 patate
3-4 gjethe dafine
1 gote verë e bardhë
2 kokrra limon
vaj ulliri
kripë

Përgatitja :

Zgjedhja e ngjalave është mjaft e rëndësishme. është mirë të përdorim ngjala me madhësi mesatare, pasi ngjalat kanë shumë yndyrë (24gr yndyrë/dhjamë në 100gr).

Në fillim lajmë e pastrojmë mirë ngjalat. Për heqjen e lëkurës së ngjalave veprojmë në këtë mënyrë: Ngjalës i bëjmë një prerje të lehtë rreth qafës, duke e kaluar thikën nën lëkurë. Lyejmë duart me kripë, dhe me dorën e majtë kapim kokën e ngjalës, me dorën e djathtë tërheqim nga lart poshtë pjesën e lëkurës që premë. Kështu lëkura del menjëherë.

Pastrojmë barkun e ngjalës dhe e presim në pjesë, gati 5 cm. Pjesët e ngjalës i rregullojmë me kripë e piper dhe i radhitim në një tavë të lyer me pak vaj ulliri. Midis ngjalave vendosim gjethe dafine, perimet e prera, të cilave i hedhim më para me krip, piper, vaj ulliri. Më pas në tavë do të shtojmë edhe verën e bardhë. Tavën e futim në furrë të nxehur në 200°C për 30 minuta. Tavë ngjala është gati. Shërbejmë ngjalat në pjatë të shoqëruara me perime.