Përpos qepës, edhe hudhrat janë shumë të mira për të përgatitur një tavë peshku të shijshme.

Receta e mëposhtme do t’ju ndihmojë:

Përgatitja:

  • 4 peshq (lloji sipas dëshirës)
  • 1 filxhan kafe me uthull
  • 4 kokrra domate
  • 2 filxhanë kafe me vaj luledielli
  • 3 kokrra hurdhra
  • 2 filxhanë çaji me ujë
  • 1 gotë ujë me miell
  • 2 gjethe dafine
  • kripë, piper

Përgatitja:

  • Pasi e kemi pastruar mirë peshkun, e ndajmë në disa pjesë me madhësi mesatare, i shtojmë kripën, piperin, i lyejmë me miell dhe i skuqim në një tigan me pak vaj.
  • Në po të njëjtin tigan, pasi kemi hequr peshkun, shtojmë hurdhrat e grirë imët, pak miell dhe e përziejmë mirë. Më pas i shtojmë domatet e grira hollë dhe vazhdojmë ti përziejmë.
  • Në fund i hedhim uthullën, ujin, kripën, piperin dhe gjethet e dafinës. Në një tavë vendosim me kujdes pjesët e skuqura të peshkut dhe sipër i shtojmë salcën që përgatitëm.
  • E fusim në furrë në temperaturë 180 gradë për rreth 30 minutaTava e peshkut me hudhra është gati!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook