Drama vazhdon për këngëtaren e njohur Taylor Swift. Asaj i ndalohet të performojë këngët e veta.

“Ti duhet të jesh një vajzë e mirë dhe të mbyllësh gojën. Nëse jo, do të ndëshkohesh”, shkruan Swift.Këngëtarja i ka humbur tashmë të drejtat mbi këngët e saj që ka shkruar dhe kompozuar vetë që nga mosha 16 vjeçare.

Shkak për këtë është bërë kompania muzikore, pjesë e të silës ishte edhe Taylor, të cilën do ta blejë menaxheri i njohur amerikan Scooter Broën. Ky i fundit ka blerë kompaninë ‘Big Machine Records’ dhe bashkë me të edhe të gjitha incizimet e këngët që Taylor Swift ka bërë në këtë kompani. Për shkak të një historie grindjesh mes Brown dhe Swift, kësaj të fundit i është mohuar e drejta që t’i blejë këngët e veta por edhe t’i performojë ato.

E irrituar, Taylor ka shprehur mllefin e saj nëpër intervista dhe në rrjetet sociale për këtë të padrejtë që po i bëhet.

Është zbuluar gjithashtu se Taylor Swift do të shpërblehet nga ‘American Music Awards’ me çmim si ‘Artistja e Dekadës’ dhe ajo ka planifikuar të dhurojë një spektakël duke performuar disa nga hitet e saj ndër vite. Por këtë gjë, këngëtarja nuk mund ta bëjë dot më.