Tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një furgon që sapo kishte mbërritur nga Italia.

Paraprakisht bëhet me dije se tre persona të maskuar dhe të armatosur, i kanë dalë përpara një furgoni, i cili sapo ishte kthyer nga Italia.

Ata kanë marrë një çantë me një shumë prej rreth 8 mijë euro brenda.

Ngjarja ndodhi pak minuta para orës 09.00 të mëngjesit të sotëm, në zonën e Skelës.

Mësohet se furgoni që ka rënë pre e hajdutëve, i përket një agjencie turistike.

Aktualisht nga ana e policisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.