Në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, Ati i shenjtë, Papa Françesku do të presë në Vatikan emrat dhe artistët shqiptarë. Të pranishëm në këtë ceremoni nderimi do të jenë: përfaqësues të shtetit dhe shoqërisë, të besimeve fetare në Shqipëri, intelektualë e artistë.

Pritja do të bëhet me datë 19 Nëntor dhe i pranishëm do të jetë dhe kardinali i vetëm shqiptar Ernest Simoni. Artistët shqiptarë do të mbajnë një koncert madhështor të titulluar: “Të bashkuar në muzikë dhe në kujtim të Skënderbeut. 

Performuesit: Dua Lipa, Inva Mula, Olen Çezari, Genc Tukiçi, Elhaida Dani, Ermal Meta, Eno Peçi.