Studime të shumta janë përpjekur për të treguar përfitimet shëndetësore të verës së kuqe, por në fakt kanë zbuluar krejt të kundërtën.

Pirja pa sasi të moderuar mund të rrisë rrezikun e çmendurisë dhe të shkaktojë inflamacion, gjë që mund të rrisë rrezikun e kancerit, depresionit dhe sëmundjeve të zemrës.

Nëse kjo nuk ishte e mjaftueshme për t’ju shmangur plotësisht, vera e kuqe ndodh gjithashtu të jetë pija më e keqe për lëkurën tuaj nga të gjitha zgjedhjet e alkoolit, sipas mjekëve.

Ata kanë zbuluar se lëngu i rrushit të fermentuar pa filtër, mund të ndikojë negativisht në lëkurën tuaj.

Alkooli është një vazodilator, që do të thotë se hap enët e gjakut – gjë që çon në një pamje të shpëlare dhe rrjepje të lëkurës.

Sheqeri në verën e kuqe është pjesërisht fajtor, si dhe bingarkon mëlçinë. Si rezultat e dërgon atë si sheqer të papërpunuar në gjak, ose e kthen direkt në dhjamë shumë të vështirë për t’u djegur.

Sheqeri është gjithashtu fajtor në pije të tjera alkoolike, pasi është shkaku kryesor i inflamacionit nga konsumimi i alkoolit.

Për shkak të kësaj, koktejlet, (zakonisht pije të përziera, shpesh të bëra me aditivë të ëmbël si shurup ose lëng), janë po aq të këqija për lëkurën tuaj.

Megjithëse mund t’ju shijojnë për momentin, niveli i sheqerit mund t’ju shtojë dëmtimin e qelizave dhe akne.

LEXO EDHE:  Lajm i keq për kursimtarët dhe depozituesit, si ndryshuan interesat e depozitave dhe kredive në nëntor…

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook