Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur disa sanksione ndaj një kompanie iraniane dhe 10 personave për disa sulme kibernetike ndaj qindra universiteteve.

Institucioni Mabha akuzohet se ka vjedhur 31 terabajt të dhëna online nga qindra universitete.

Departamenti i Drejtësisë tha se kjo firmë ka hakuar 320 universitete në mbarë botën, dhjetra kompani dhe ka arritur të hakojë dhe disa dokumente nga qeveria amerikane.

“Dy themeluesit e indtitucionit Mahba janë midis personave të shpallur në kqrkim nga drejtësia dhe është arritur konfiskimi i subjektit të tyre”, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Thesarit në SHBA.

“Këto persona janë shpallur në kërkim”, tha Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Rod Rosenstein në një konferencë për shtyp.

Reuters raportoi se Rosenstain paralajmëroi se individët mund të përballen me ekstradimin në më shumë se 100 vende nëse ata udhëtojnë jashtë Iranit.

Autoritetet amerikane e përshkruajnë e ka përshkruar këtë komplot si një nga sponsorizimet më të mëdhaja të hakimit nga shteti.

Sipas prokurorëve hakerët gjithashtu synonin të hynin në serverat e Departamentit të Punës në SHBA, Komisionin Federal për Rregullimin e Energjisë dhe Kombet e Bashkuara.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook