Yeray Alvarez, u ekzaminua disa muaj më parë me kancer në testikuj dhe në luftën që lojtari po bën me kancerin, për shkak të kimio terapisë ai ka humbur flokët e tij.

Por duket se as gjesti i shokëve të tij të skuadrës nuk ka ngelur pa u vënë re të cilët janë qethur të gjithë zero në shenjë senzibilizimi me shokun e tyre.

Shokët e skuadrës kanë vendosur ta presin në dhomat e zhveshjes me të njëjtën mënyrë, pa flokë në kokë. ‘Një gjest për të gjithë personat që luftojnë me këto sëmundje’, ka shpjeguar De Marcos.