Presidenti amerikan Donald Trump bashkë me 2 senatorë të tjerë republikanë kanë njoftuar se propozuan një ligj të ri i cili kishte për të ndihmuar amerikën të pakësonte emigracionin e ligjshëm.

Ata kanë folur të mërkurë nga Shtëpia e Bardhë, ku Trump u shpreh se Shtetet e Bashkuara për dekada me radhë kanë “funksionuar me emigrantë me një nivel kualifikimi të ulët”. Sistemi i ri që tashmë do të propozohet do të vepronte si një sistem bazuar në pikë që do të merrte parasysh aftësitë e aplikantëve për të folur anglisht dhe mundësinë për të përballuar jetën në Amerikë përsa i përket aplikimit për “Kartën e Gjelbër”.

“Ligji tregon dhembshurinë tonë për familjet amerikane që përpiqen çdo ditë” tha Trump. “I vendos nevojat e tyre dhe Amerikën në plan të parë “.

Presidenti Trump tha se ligji ka për qëllim të mbrojë “punëtorët e pakicave që konkurrojnë për vende pune ndaj atyre që sapo vijnë në Amerikë” dhe “do t’u japë atyre një ngritje page, duke pakësuar numrin e punëtorëve të pakualifikuar që hyjnë në SHBA”. Më parë këtë vit, senatorët Tom Cotton dhe David Perdue paraqitën projektligjin që do të shkurtonte imigrimin e ligjshëm nga 1 milion, në 500 mijë njerëz çdo vit.

Projektligji, i cili nuk ka kaluar në Senat, gjithashtu kërkon kufizimin e pranimit të anëtarëve të familjes së emigrantëve, duke i dhënë fund programit të lotarisë dhe duke e bërë më të vështirë procesin e marrjes së “Kartës së Gjelbër”.