Gjatë edicionit të lajmeve, spikerja Erjona Rusi ka habitur të gjithë ndjekësit gjatë transmetimit.

Në kërkim të një lidhjeje të drejtpërdrejtë me kolegen e saj, ajo padashje ka përmendur emrin e Xhensila Myrtezajt.

“Do të lidhemi drejtpërdrejtë me gazetaren Xhensila Myrtezaj nga redaksia e Report TV”-tha ajo, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve e duke habitur publikun.

Në fakt ky ka qenë një lapsus, pasi spikerja ka ngatërruar mbiemrin e koleges së saj, Xhensila Demollari, me atë të këngëtares, duke shkaktuar mjaft të qeshura tek shikuesit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook