Këngëtarja e njohur, Mariza Ikonomi ka shumë vite karrierë mbi supe por ajo rrallë herë flet për marrëdhëniet e saj personale, e sidomos për marrëdhëniet dashurore.

Mariza ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb”, ku është ngacmuar pikërisht për sa i përket çështjeve të dashurisë.

Këngëtarja ka pohuar se është beqare dhe se nuk e ka gjetur ende shpirtin e saj binjak.

Dikush që ajo pëlqen me të vërtetë nga djemtë e ekranit është moderatori i Top Channel, Isli Islami.

Gjatë emisionit, Mariza hoqi një prej unazave që kishte në gisht dhe improvizoi një propozim martese për Islin.

Edhe pse ajo e pranoi se po bënte shaka, tha se Isli është vërtetë djalë i mirë dhe nga ata të cilët është me fat t’i kesh në krahë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook