Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Murati ka reaguar pas zbulimit se gratë në parti janë ngacmuar seksualisht.

Me anë të një postimi në Facebook, Murati shkuran se emrat e personave që kanë ngacmuar femrat në VV do të bëhen publikë.

“Shkelja më e vogël e ligjeve të patriarkatit, që promovojnë mbylljen e gruas, justifikon sulmin. Fustani i shkurtër, dalja pas mesnate, vallëzimi, argëtimi, puthja, etj. Në patriarkat nuk mund të zgjedhesh ashtu vet. Morre hapin, duhet të ecesh krejt rrugën. Ne nuk e pranojmë këtë procedurë gjyqësore, me këto principe vetë-referuese,” shkruan Murati.

Shkrimi i plotë i Mimoza Muratit:

Çfarë logjike fshihet pas insistimit që ngritja e shqetësimit rreth ngacmimeve seksuale doemos të percjellët me adresë personale?

Të dallohen ”monstrumet” nga këta të mirët? Të mos krijohet një atmosferë ”e mosbesimit”, ku të gjithë burrat e gjorë dhe të pafajshëm ndjehën të akuzuar padrejtësisht? Ose mbase ky është hapi i parë i inkuizicionit të zakonshëm, faj-ndjellës, që i bëhet secilës grua që proteston kundër sulmeve? ”Don këtë luftë?! Çoje deri në fund, në guxofsh! Identifiko kundërshtarin!”

Ad. I. & II. Ne nuk besojmë që ka burra ”monstrumë” në një anë, që përbëjnë minoritet, dhe burra ”të ndershëm” në anën tjetër, që janë shumica. Ne besojmë se ka gjendje shoqërore monstruoze, që u jep burrave të drejtë, dhe mëson gratë të binden. Ne kritikës tonë nuk i dhamë adresa personale, por shoqërore.

LEXO EDHE:  +18/ “Nata ime me Dan Bilzerian”, 29-vjeçarja zbulon se si janë realisht festat e “mbretit të Instagramit”

Për më tepër, ne nuk po i denoncojmë vetëm ”rastet”, por kulturën seksiste në përgjithësi, e cila është e ngulitur në të gjitha strukturat e shoqërisë sonë. Kjo e bën ende më të vështirë (dhe në fakt të pavend) adresimin personal.

Insistimi që kritika të ketë adresë personale është tentim pezullimi i kauzës. Nuk do të mashtrohemi nga kjo dredhi. Kemi sytë kah trofeja.

Ad. III. Kur flasim për kategorinë e sulmeve seksuale, të gjithë e dijmë se çfarë stigmash janë të lidhura me to. Të gjithë e dijmë se zbulimi i një sulmit seksual gjithmonë ka çuar tek ndëshkimi i gruas e jo i burrit.

Synimi i këtij lloj zbulimit të rrethanave të ndryshme të sulmit është të konkretizohet momenti, ku gruaja ”e ka lypë”. Shkelja më e vogël e ligjeve të patriarkatit, që promovojnë mbylljen e gruas, justifikon sulmin. Fustani i shkurtër, dalja pas mesnate, vallëzimi, argëtimi, puthja, etj. Në patriarkat nuk mund të zgjedhesh ashtu vet. Morre hapin, duhet të ecesh krejt rrugën.

Ne nuk e pranojmë këtë procedurë gjyqësore, me këto principe vetë-referuese. Nuk pranojmë të marrim pjesë në këtë procedurë të dizajnuar për ta amnistuar gjithmonë kryesin e sulmit dhe për të fajësuar viktimën. Nuk do ta denoncojmë patriarkalizmin në gjyqin e patriarkatit.

Do t’i publikojmë ne emrat. Por me premiset tona.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook